Këpucët e punës nuk janë të gjitha njësoj. Në çdo palë këpucë sigurie shkruhet një shenjë, si S1P ose S3, që tregon nga çka ju mbrojnë. Këtu i shpjegojmë shkurt, që të zgjidhni këpucë pune që i përshtaten punës suaj.
Çka tregon standardi në këpucët e punës
Këpucët e sigurisë në Evropë testohen sipas standardit EN ISO 20345. Ato kanë majë mbrojtëse që duron një goditje deri në 200 xhaul, sa një send prej rreth 20 kg që bie nga një metër lartësi. Shkronjat dhe numrat pas saj tregojnë mbrojtjet shtesë.
S1, S1P, S2, S3 dhe O1, shkurt
- S1: majë mbrojtëse, thembër e mbyllur, antistatike dhe thithje e goditjes në thembër. Për vende të thata, si magazina dhe punëtori.
- S1P: gjithçka si S1, plus tabanë kundër shpimit nga gozhdët dhe sendet e mprehta. Zgjedhja më e shpeshtë për ndërtimtari në mot të thatë.
- S2: si S1, plus pjesë e sipërme që e mban ujin jashtë më gjatë. Për punë ku këmbët lagen herë pas here.
- S3: si S2, plus tabanë kundër shpimit dhe shoje me dhëmbë për kapje më të mirë. Për kantier, punë jashtë dhe mot me shi.
- O1: këpucë pune pa majë mbrojtëse, por antistatike dhe me thembër të mbyllur. Për punë pa rrezik nga sendet që bien, si në shërbime dhe gastronomi.
Cilat këpucë pune për cilën punë
Për ndërtimtari dhe kantier zgjidhni S3 ose S1P. Për magazinë, punëtori dhe industri zakonisht mjaftojnë S1 ose S1P. Nëse punoni shumë jashtë në shi, merrni S2 ose S3. Për kuzhinë, shërbime dhe punë ku duhet këpucë e lehtë pa majë hekuri, O1 ose atlete pune.
Numri dhe komoditeti
Këpucët e punës vishen tetë deri në dhjetë orë në ditë. Provoni numrin me çorape pune dhe lini rreth një centimetër hapësirë para gishtave. Nëse jeni mes dy numrave, merrni numrin më të madh.
Te Emerald çdo model ka standardin të shënuar në faqen e produktit, dhe këpucët mund t’i filtroni sipas standardit. Shikoni të gjitha këpucët e punës.
